B4Y LLC është përfaqësues i brendit më të njohur Italian të veshmbathjeve për fëmijë, Blukids, si pjesë e grupit UPIM. Brend i njohur italian i cili ka traditë shumëvjeçare në industri, është lider në Itali në veshmbathje për fëmijë. Blukids është brend i dedikuar për të plotësuar stilin dhe nevojat ekonomike të secilës familje.

Blukids është enkas e krijuar për më të dashurit tanë, me koleksione të rrobave si dhe aksesorë të ndryshëm. Brend me gamë të gjerë të artikujve më trendi që inkurajojnë fëmijët të zgjedhin dhe kombinojnë veshje që do t'i bëjnë të ndihen rehat.

Blukids mbanë gjithë koleksionet sezonale për vajza dhe djem nga 1 muaj e deri më 15 vjeç të gjitha të shoqëruara me aksesorë, garderobë për shkollë e kohë të lirë që do të bëjnë fëmijët të duken trendi dhe rehat në çdo kohë.

Blukids është e njohur për përdorimin e pambukut organik, Bio Cotton, për çka edhe është e çertifikuar në mbarë botën. Përdorimi i Bio Cotton bënë që veshjet e Blukids të mos shkaktojnë alergji të mundshme tek fëmijët. Blukids poashtu ka të drejtën e prodhimit dhe shitjes nga Disney për të gjitha karakteret e preferuara të fëmijëve.

Brende të tilla lejojnë që fëmijët të mund të krijojnë kombinimet e tyre unike dhe paleta e ngjyrave të veshjeve bën edhe më të lehtë kombinimin e paternëve.
Me çmime shumë të arsyeshme Blukids do të jetë zgjedhja juaj e vetme për fëmijën tuaj.

Blukids në Kosovë është prezente nga viti 2016 me dyqanet ne Albi Mall Prishtinë, në Pejë në qendër, në The Village Shopping & Fun Ferizaj, dhe në Galeria Shopping Mall Prizren.

 

Shko në fillim